Ka vendosur që këtë të shtunë të jetë i kujdesshëm. S’ka karrocë me vete. Lëviz pa bërë shumë zhurmë. Madje ka vendosur që të punojë në formën më të padukshme të mundshme, duke përdorur vetëm krahët e shpinën e tij.
Ky njomcak, diku te 10 vjeç ka zgjedhur që sot të fitojë bukën e gojës për veten e familjen, atë 5 mijë lekëshin e përditshëm, duke mbajtur me sa të mundet bidonat kauçukë mbledhur kazanëve.
Një moment ky kapur nga gazetari Flamur Vezaj, i cili rrëfen për të se nga frika se mos bashkia ia konfiskonte karrocën, kishte zgjedhur të ecte fshehtas në rrugica.
Varfëri e ulur këmbëkryq mes kryeqytetit…por kaq shumë luftë nga një fëmijë që do të jetojë…