Peskara e shqiptarëve ka marrë një barazim në frymën e fundit në sfidën ndaj Kaljarit. Skuadra e Massimo Oddos pësoi gol që në minutën e 24′ të takimit. Ishtë Marco Borriello që i dha avantazhin miqve. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për djemtë e Rastellit, ndërsa vendasit ja dalin të barazojnë në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Caprarit. Në këtë takim u aktivizuan edhe të dy kuqezinjtë, Ledian Memushaj dhe Rei Manaj. Mesfushori vlonjat u zëvendësua në minutën e 60′ ndërsa sulmuesi i huazuar nga Interi u fut në lojë vetëm 9 minuta më pas në vend të Verre.
Me këtë barazim Peskara pozicionohet në vendin e 18-të me 8 pikë, dy më shumë se Crotone e parafundit. Ndërsa Kaljari renditet i 11-ti më 20 pikë.
Rezultatet e takimeve të luajtura sot në kampionatin italian
Roma mposht Lacion
Roma ka shënuar fitore 0-2 ndaj Lazios në “Stadio Olimpico” në kryeqytetin italian. Djemtë e Spallettit arritën të “bombardonin” dy herë në portën e Marchettit duke i llogaritur 3 pikë të vlefshme që e pozicionojnë në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa dhe Milani ndjekës. Pjesa e parë nuk prodhoi gola duke u mbyllur 0-0. Në të dytën janë verdhëkuqtë që marrin avantazhin në 64-tën minutë me anë të Strootman. Tre minuta më pas skaudra e Inzaghit mbetet me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Cataldit.
Roma përfiton nga disaavantazhi i kundërshtarit që luan me një lojtar më pak dhe përpiqet të dyfishojë shifrat. Në të 77-tën minutë Nainggolan realizon golin e dytë për skuadrën dhe e kthen në festë stadiumin.
Kjo humbje e pozicionin Lacion në vendin e 5-të me 28 pikë aq sa Napoli që qëndon në të 4-in dhe Atalanta ndjekëse (6-in).
Sampdoria score a 2nd against Torino!
Schick the scorer! #SampTorino pic.twitter.com/pMTXI0xjju
— ItalianFootballTV (@IFTV_Official) December 4, 2016
OMG WHAT A GOAL NAINGGOLAN
LAZIO 0-2 ROMA #LazioRoma pic.twitter.com/sjREn006Lh
— ItalianFootballTV (@IFTV_Official) December 4, 2016