Ndeshjet e Superligës, Partizani-Kukësi dhe Flamurtari-Tirana janë shtyrë për ditën e martë. Drejtuesit e FSHF-së nuk kanë menduar vetëm për t’i bërë një nder Partizanit, që luajti derbin të enjten dhe të premten, por edhe ekipit të Kukësit.
Ditën e djeshme në “Elbasan Arena” u luajt ndeshja Elbasani–Dinamo, e cila bëri që tapeti i stadiumit të prishet disi.
Për të ruajtur fushën e stadiumit nga prishja për shkak të ndeshjeve të shpeshta brënda pak ditëve, atëhere është marrë edhe vendimi për shtyrjen e ndeshjes Partizani–Kukësi.
Edhe takimi i Vlorës, ashtu si ai i Elbasanit, do të zhvillohen ditën e martë, ora 17:00.