Këngëtarja e suksesshme Era Istrefi ju kishte premtuar fansave se në muajin tetor do të publikonte këngën e saj të rradhës. Por, nuk ndodhi kështu. Në një intervistë për “Wake up” në Top Channel, Era ju ka kërkuar ndjesë fansave, duke premtuar se së shpejti do të dal me këngë të re.
“ Premtova që do të dilte në tetor një këngë të re dhe për këtë ndihem shumë keq, si një politikane që nuk mban premtime”, u shpreh Era.
Ajo ka sqaruar se kjo periudhë heshtjeje nuk ka qënë një periudhë e tillë, por ajo ka punuar shumë që gjatë vitit të ardhshëm të dalin hite të reja.
“ Kam punuar gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga e mbarë bota. E di që do pëlqehen shumë, veç kërkoj pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por am futur edhe diçka në shqip”, tha Era. Era këto kohë po shijon një çmim ndërkombëtar, atë të EBBA-s për vitin 2017.