”Gardianët kanë 3 ditë që e rrahin barbarisht vëllanë tim. Jam këtu në Burgun e Fierit. Askush nuk më jep informacion se si është tani”, kjo është dëshmia tronditëse e Lumturie Lartit, motrës së Bledi Lartit, i cili ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.
Larti është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, 2 prej të cilëve i ka shlyer për vjedhje telefoni, por motra e tij është lajmëruar këtë mëngjes që të shkojë me urgjencë pranë tij.
Lumturia denoncon për ”Shuplaka”-n se prej disa orësh është duke qëndruar për të ditur fatin e vëllait të saj, pasi sipas informacioneve që ajo ka marrë, ai ka tre ditë që rrihet sistematikisht nga gardianët. Larti dëshmon se vëllai i saj është në gjendje kritike për jetën, por ajo nuk lejohet që ta shohë.
”Kemi kërkuar drejtorin. Por ai nuk duket. Nuk di çfarë të bëj. Unë do qëndroj këtu për vëllanë tim. Ai ka bërë një gabim por askush s’ka të drejtë ta dhunojë”, thotë Lumturie Larti.
Motra lutet për zgjidhjen e çështjes së vëllait të saj duke u bërë apel institucioneve që t’i informojnë familjarët për çfarë po ndodh. ”Shuplaka” është në kontakt me Drejtorinë e Burgjeve dhe drejtorinë në Fier për të marrë versionin që ata kanë./ SHUPLAKA