20:12 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja makabre në Korçë, flet psikologia Denata Toçe

18:21 | 05/12/2016
në Aktualitet, Sociale
0
Ngjarja makabre në Korçë, flet psikologia Denata Toçe

Një ngjarje makabre tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës, kur policia gjeti në një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit juglindor 3 anëtarë të një familje të pajetë.

Për arsye ende të panjiohura, një baba i ka dhënë fund në mënyrë çnjerëzore jetës së dy fëmijëve të tij, duke i varur, e më pas ka varur edhe veten.

Lidhur me këtë ngjarje portali “Shuplaka.com”  kontaktoi me psikologen e njohur Denata Toçe, e cila tregon arsyet socio-ekonomike që çojnë në akte të tilla.

– Pse ndodhin ngjarje të tilla?

“Arsyet janë socio-ekonomike. Mungesa e infrastrukturës sociale, të një sistemi që e mbron shoqërinë nga patologjitë e krizave që peson individi në ekonomi dhe më gjerë. Instancat parandaluese dhe reabilituese duhet të japin një mbështetje reale dhe objektive-ekonomike për familjet në nevojë. Këta faktorë ndikojnë në të përditshmen dhe përkthehen më pas në probleme të shëndetit mendor të shoqërisë. Babai nuk ishte kriminel por kreu një akt akut në një situatë akute. Familja bëhet akoma më vulnerabël kur skamja merr terren“, thotë znj.Toçe.

E pyetur lidhur me rolin e familjes dhe shtetit në parandalimin e ngjarjeve të tilla, psikologia e njohur shprehet se, nëse nuk ka insitucione që e parandalojnë përkeqësimin ose që reabilitojnë gjendjet vulnerabël të familjeve, atëherë veçmas do të ketë përshkallëzim të dëmeve familjare.

“Roli i familjes? Ne kemi predispozita për ta dashur familjen dhe për ta mbrojtur atë. Por nëse nuk ka insitucione që e parandalojnë përkeqësimin ose që reabilitojnë gjendjet vulnerabël të familjeve, atëherë veçmas do të ketë përshkallëzim të dëmeve familjare. Familje në varfëri intelektuale dhe ekonomike kemi, por kjo nuk justifikon krimin. Kur ato nuk kanë vëmendjen e ligjit, shtetit etj atëherë kalojmë në vet-veprime ekstreme“, shprehet psikologja Denata Toçe.

– Po familja a ka fajin e saj në ngjarje të tilla?

“Shoqëria do të duhet të krijojë besimin se zëri i tyre dëgjohet dhe të fillojë të besojë tek ndershmëria, tek zbatimi i ligjit, tek premtimet që mbahen objektivisht, që t’i vijë një mirëqënie minimale tek dera e shtëpisë dhe jo krimi. Një shoqërie që i ka humbur besimi dhe shpresa, bëhet indiferente, dhe nuk ka krim më të madh se indiferenca. Këtu politika është indiferente dhe shoqëria e pashpresë. Ndaj i kërkoj qeverisë shqiptare dhe të gjithë politikanëve të heshtin dhe të dëgjojnë zërin e vërtetë të popullit, jo zërin irracional dhe të gënjeshtër të protestave që i organizojnë vet ata dhe me preteksin se e dinë se për çfarë ka nevojë shoqëria. Kam frikëse nuk dine gjë hiç… I ka verbuar pushteti dhe grykësia për të qenë të paprekshem në vjedhjen në të gjitha nivelet“, përfundon prononcimin e saj për “Shuplaka.com” psikologia Denata Toçe.

 

Etiketa: denata tocefamiljaKorçekrimipsikologetshoqeriashteti
Pas

Personat më të kërkuar në Europë, mes tyre edhe shqiptari Aleks Burreli (FOTO)

Para

Ju shkruan shefi edhe gjatë ditëve pushim? Ju tregojmë si t’i përgjigjeni

Para
Ju shkruan shefi edhe gjatë ditëve pushim? Ju tregojmë si t’i përgjigjeni

Ju shkruan shefi edhe gjatë ditëve pushim? Ju tregojmë si t'i përgjigjeni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

U plagos mëngjesin e së dielës dhe po lufton për jetën, hetuesit italianë dyshojnë për pritë ndaj ish-policit shqiptar: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Silvinjo heq një lojtar nga tribuna, trajneri brazilian zbulon vendimin e fundit te Kombëtarja

Turistja spanjolle pëson dëmtime në kokë në plazhin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë

FOTO/ Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles: Arrestoni menjëherë njerëzit me maska!

Shkodër – Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu një 57-vjeçar në Postribë

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Një aeroplan i vogël rrëzohet në det në San Diego, operacione kërkimi për gjashtë personat e zhdukur

Arrestimi i ish-policit në Serbi, reagon ministrja e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për lirimin e shpejtë të tij!

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.