Me siguri që këtë nuk e keni ditur. Vendosni tri sfungjerë të thjeshtë në raftin e frigoriferit, në të cilin mbani perimet dhe frutat.
Efekti është i sigurt. Teprica e lagështirës do të thithet nga sfungjerët dhe kështu ushqimet nuk do të kalben shumë shpejt. Sfungjerët mund të përdoren për rreth 15 ditë, ndërkohë pas kësaj kohe këshillohet që të përdoren sfungjerë të rinj.
E urreni erën e qepëve dhe të hudhrave, provoni pastën e dhëmbëve në larjen e duarve. Era do të zhduket plotësisht.
Gjithashtu pasta e dhëmbëve mund t’ju ndihmojë edhe në pastrimin e atleteve.
Videoja e mëposhtme tregon disa truke të cilat do t’jua lehtësojnë jetën.