Sipas një materiali top sekret të quajtur “EGAYDAAK” i vitit 1996, Turqia ka mbi 25 vite që i kërkon 25 ishuj Greqisë.
Kreu i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, ka akuzuar presidentin Erdogan se ka shitur “18” ishuj në Greqi, ndërsa Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu paraqiti në parlamentin turk një listë me 25 ishuj duke sfiduar për herë të parë publikisht sovranitetin grek.
Sipas gazetës greke “PROTOTHEMA”, ministri i referohej listës “EGAYDAAK”.
Në listën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Ankarasë, në 25 ishuj që pretendon, janë edhe 127 ishuj shkëmborë të Egjeut të ngjyrosur me ngjyrën gri, gjë që do të thotë se janë zona të diskutueshme midis Turqisë dhe Greqisë.
Ishujt e përfshirë në këtë listë janë: Fourni Thymaina, Oinousses (Egjeu i Veriut), Agathonisi, Arki, Pharmakonisi, Kalolomnos, Plati, Guali, Kinaros, Sirna (Egjeu i Jugut), Dionysiades, Dia, Koufonissi, Gaidouronisi, Gavdos (Deti i Kretës).