Nga Panajot Barka –
Të dielën duke u gdhire e hënë, me 4 dhjetor, tre veta në Himarë kryen njeë akt të paprecedentë përsa i përket lirisë së të drejtave të njeriut dhe cënimit të pronës private. Ata, në mes të errësirës, dhunuan shtëpinë e një qytetari, banues në qytetin e Himarës, me qëllim heqjen nga taraca e saj simbolin e identifikimit të tij etnik, të cilin ky banor konkret dhe familja e tij duan ta demonstrojë në këtë formë brenda territorit të shtëpisë së tij.
Me aktin e tyre ata, perveç se konsumuan plotësisht veprën penale të cënimit dhe dhunimit të pronës private dhe të lirisë së shprehjës së individit, krijuan edhe një precedent të rendë politik. Aktin e mori përsipër një organizatë politike që vepron, sipas deklaratave të veta, në emër të Shqipërisë së madhe.
Kjo është njera anë e problemit. Ana tjetër dhe më e rënda lidhet me faktin se për këtë akt tëpër të rendë dhe të paprecedentë, nuk ka asnjë protestë dhe asnjë veprim të ligjit dhe të personave dhe strukturave që përfaqësojnë ligjin. Asnjë organ policie, asnjë prokuror,apo organ tjetër i mbrojtjes së individit, i të drejtave dhe pasurisë së tij nuk ndërmori asnjë hap dhe veprim për dënimin e tyre. Aq më keq kur fenomene të njëjta janë përsëritur edhe në të shkuarën dhe përsëri organet kopetente heshtën.
Rastin më flagrant e përbën ai i djegjes së flamurit grek në zyrat qendrore të OMONIA-s në Sarandë para pak më shumë se një viti dhe deri më sot nuk ka asnjë informacion për autorët e kësaj vepre.
Në paralel dhe me pozicionim më provokues e abuzues është qëndrimi i opinionit publik dhe sidomos ai mediatik. Medjat tona, jo vetëm nuk mbajtën qëndrim, por mashtruan kur thanë se flamuri grek ishte ngritur në një mjedis publik siç ishte kalaja e vjetër e Himarës. Po ashtu ata mashtruan kur thanë se ai flamur ishte ngritur dy ditë me parë, ose menjëherë pas veprimtarisë së OMONOIA-s dhe PBDNj-së në Tiranë për problemet e pronësisë së Himarës. Ndërkohë, dihet nga të gjithë se ai flamur qëndronte në cepin e asaj shtëpie i pahequr të paktën dy vitet e fundit dhe nuk kishte asnjë lidhje me kalanë.
Po ashtu, disa medja për të krijuar bindjen se po bëhet fjalë për një “fushatë ekspasioniste nacionaliste greke që zë fill pas kësaj veprimtarie, (e cila, sipas mediave shqiptare, edhe ajo vet u zhvillua në logjikën e klimës së kohëve të fundit në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri), zbuluan se edhe parulla “me përmbajtje nacionaliste greke” të shkruara në një mbetje tarace diku anës rrugës në jug të vendit që para 10 apo 15 vjetësh, ishin shkruar pikërisht këto ditë dhe me këto qëllime (!!!). Për “një fakt” shtesë shërbeu bjë artikull i gazetës greke “Stohos”. Madje, duke iu refereuar kësaj gazete që e lexojnë vetëm ata që e shkruajnë, u tha në medjat shqiptare se ky është qëndrimi i mbarë shtypit grek. (!!!)
Në këtë gjykim, veprimi prej cubash nate dhe në konsum të veprës penale i tre personave në emër të një organizate ekstremiste nacionaliste, u përcoll opinionit publik nga medja shqiptare si një akt trimerie dhe heroizmi kombëtar shqiptar, i pavënë nga askush në dyshim!
Pra, në këto rrethana lëxohen qartë disa mesazhe.
Së pari kemi nxitjen e nacionalizmit shqiptar në formën e antihelenizmit, me bazë, kësaj here, praninë e një organizate që lufton për një Shqipëri të madhe. E tregon këtë fakti se në Shqipëri nuk digjet, nuk perdhoset, nuk anatemohet asnjë flamur, apo simbol kombëtar i ndonjë vendi tjetër, përveç ai i Greqisë. Në Shqipëri nuk prodhon reaksion nacionalist, as flamuri turk, as flamuri asmerikan, as flamuri anglez, skocez, madje as ai i ISIS, por vetëm flamuri grek!
Së dyti , në Shqipëri vetëm të drejtat e njeriut dhe të drejtat etnike që lidhen me qytetarët shqiptarë me kombësi greke konceptohen si të drejta që duhet të jenë nën kontrollin e rreptë të çdo strutkure nacionaliste shqiptare dhe se duhet të jipen ato me pelqimin e tyre. Heshtja e strukturave shtetërore dhe qëndrimet analoge të tyre me to, vërteton se kemi të bëjmë me një klimë unike që duhet pranuar pa kundërvenie, ose çdo kundërvënie është e padobishme.
Së treti, në Shqipëri, klima e të drejtave të njeriut në lidhje me minoritetin etnik grek nuk duhet të kapërxëjë standartin e vendosur, jo prej akteve ndërkombëtare dhe kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, po prej mjedisit nacionalist shqiptar, që në jetën e përditshme përkthehet se që të jesh një minoritar grek i pranuar nga ky mjedis duhet të mohosh identitetin etnik grek, ose të paktën të mos e deklarosh atë, ose ta manifestosh në mënyrë formale dhe pa vlera.
Pra, akti i heqjës me dhunë të një simboli etnik nga mjedis familjar privat, përbën mbi të gjitha treguesin e një shkalle shumë të lartë të presionit mbi komunitetin e minoritetit etnik grek për shkak të kësaj perkatesie edhe brenda në familje.
Fakti që as për këtë akt të paprecedentë nuk kemi asnjë protestë dhe asnjë reagim nga strukturat e përfaqsimit politik të këtij minoriteti, përbën një argument edhe më bindes në favor të këtij kongluzioni. Pra, vet këto struktura me mandat politik tregojnë frikë, një frikë që nuk mund të justifikohet kësaj here as me me faktin se ato i përdorin shpesh fatet e minoritetit për interesat e tyre të ngushta politike.
Një situatë e tillë u vjen përshtat edhe instancave zyrtare të shtetit, pasi mund t’i perdorin dhe t’i manipulojnë ato sipas rastit dhe interesave të tyre. Por në fund të fundit ky akt i ndodhur dhe akti i mosreagimit dënues dhe krijimi i një klime mitizuese heroike kombëtare, tregon se është zhbërë dhe çdo deklaratë e respektimit të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, se ai mund të merret peng i çdo situate në marrëdhëniet shqiptaro-greke, se ky minoritet mund të keqpërdoret si kundërvenie për çdo synim nacionalist të pretenduar dhe të pamundur nga pala shiqptare. /Shkruar për Shuplaka.com/