Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë kanë nisur procedimin penal ndaj Marsela Toshit, bashkëshortes së Naum Toshit që mbyti dy fëmijët dhe më pas u vetëvar.
24-vjeçarja akuzohet se braktisi dy djemtë e saj të mitur, një nga martesa e parë e saj dhe i dyti nga martesa me 41-vjeçarin.
Njoftimi i policisë
Procedohet penalisht nëna e dy fëmijëve, të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës. Më datë 05.12.2016, Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :
M.T(B), 24 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin Grek, konkretisht shtetasit J.T dhe V.T, të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr. 4 Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal.