Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm, ku një i moshuar u gjet i vdekur dhe me fyt të prerë pranë urës së Lanës, te zona e Brrylit në Tiranë.
Sipas dëshmive të familjarëve të viktimës në polici 71-vjeçari Hekuran Zeqo, ka patur probleme me disa banorë të pallatit ku ai banonte në kryeqytet, pasi këta të fundit i kishin kërkuar heqjen e depozitës së ujit.
Uniformat blu zbulojnë se Zeqo jetonte me bashkëshorten e tij, tek lagjia “Xhamlliku”.
Ndërkaq, policia ishte njoftuar për këtë ngjarje të rëndë nga disa kalimtarë të çastit, të cilët kanë parë trupin e pajetë të të moshuarit në lumin e Lanës pranë “Brrylit”.