Barazimi pa gola në “Elbasan Arena” e ka kënaqur trajnerin e Kukësit, Ernest Gjokën, i cili shprehet i lumtur për pikën e marrë që e mban në krye me Skënderbeun.
“ Jam i kënaqur për pikën e marrë. Ishte një takim i vështirë dhe të jem i sinqertë nuk mund ta fsheh që më gëzon ky barazim. Ishim të përgatitur për sfidën, pasi e dinim çfarë kundërshtari kishim.Ndryshuam ekulibrin taktik, pasi nëse gjërat nuk do shkonin siç duhet do të ndryshonim taktikë.”
Ekipi
“Për të bërë një skuadër futbolli duhen mijëra orë si në fazën taktike si në sulm. Ndaj ne jemi gati për tu përmirësuar.
Rastet e dyshimta
“Arbitri mendoj që ka qenë korrekt sot. Ka mbajtur një ndeshje me përgjegjësi të madhe. Njërherë ishim ne dhe Partizani që kërkonte penallti. Arbitri ka bërë detyrën. Nëse të gjithë bëjmë detyrën natyrisht çdo gjë shkon mbarë”.