Gati një muaj pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, këngëtarja me famë botërore Madona ka reaguar për fitoren e presidentit Donald Trump.
Në një intervistë për Billboard Magazine, Madonna tha se është ndjerë “sikur i vdiq një i afërm” kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Duhet theksuar se këngëtarja bën pjesë në mesin e shumë të famshmëve të cilët kanë protestuar zgjedhjen e Trump-it.
Madonna vuri në dukje numrin “çmendurisht të lartë” të grave që votuan për Trump-in në vend të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.
“Gratë i urrejnë gratë. Kjo është arsyeja.”, i tha ajo gazetares Elisabeth Banks.
Megjithatë, këngëtarja 58-vjeçare pranoi se duke patur parasysh që ne jetojmë në një vend të drejtuar nga bankierët, atëhere ka kuptim që Donald Trump është zgjedhur president.
“Sepse paratë udhëheqin. Jo inteligjenca, jo përvoja, jo morali, jo aftësia për të marrë vendime të mençura dhe jo aftësia për të menduar për të ardhmen e racës njerëzore.”, shtoi ajo.
Pavarësisht se “Mbretëresha e Popit” nuk është dakort me presidentin e saj, do t’i duhet të jetojë me këtë fakt, të paktën për katër vitet e ardhshme.