23:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shifrat alarmante: Mbi 200 shqiptarë vdiqën në aksidente për 9 muaj

22:51 | 06/12/2016
në Ekonomi, Sociale
0
Shifrat alarmante: Mbi 200 shqiptarë vdiqën në aksidente për 9 muaj

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka realizuar një studim ku ka renditur numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Edhe pse ende nuk është mbyllur viti 2016, të dhënat e fundit që i përkasin periudhës Janar – Shtator, tregojnë se numri i personave të vdekur në nëntë muajt e këtij viti, i është afruar totalit të personave të vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar.

Sipas shifrave zyrtare të vitit 2015, rreth 270 persona kanë humbur jetën nga aksidentet.

Ndërsa deri në Shtator të këtij viti, kanë humbur jetën plot 202 persona.

Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet e parafundit në rajon për numrin më të madh të aksidenteve rrugore, duke lënë pas vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Rusisë dhe ish- Republikave Sovjetike, Shqipëria renditet e katërta përsa i përket rrezishmërisë së rrugëve.

Sipas të dhënave, gjatë 2015-ës ka patur afërsisht 2.000 aksidente nga të cilët ka rezultuar që 2.692 pesona të jenë përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte. Nga këta, kanë humbur jetën plot 270 persona.

Ky numër i lartë i aksidenteve i ka shkaktuar një dëm të madh edhe buxhetit të shtetit, ku përllogariten shpenzime të tipit: shëndetësore, infrastrukturë rrugore, transport logjistike dhe burime njerëzore.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, totali i dëmit ekonomik arrin shifrën prej afërsisht 3% të Prodhimit Kombëtar Bruto, ose afro 343.500.000 dollarë, vetëm për vitin e kaluar.

download

Etiketa: aksidenteshifra alarmantestudim
Pas

“Hakmarrja” bavareze, Bayern Munchen mposht Atletico Madrid (VIDEO)

Para

Champions League, Graniti fiton derbin me Taulantin (VIDEO)

Para
Champions League, Graniti fiton derbin me Taulantin (VIDEO)

Champions League, Graniti fiton derbin me Taulantin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.