Shtohet akoma më shumë tensioni mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Është sërish Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i cili ka shtuar dozën e kritikave në drejtim të Shqipërisë duke paralajmëruar për të disatën herë veton e shtetit fqinj në lidhje me hapjen e negociatave dhe integrimin europian.
Kësaj here, kryediplomati grek shkon edhe më tej ku thotë se, qeveria greke nuk do të bëjë gabimet e së shkuarës me dhënien e votës pro pa kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe marrjen e statusit kandidat.
“I siguroj deputetët se ndryshe nga aktivitetet e qeverive të mëparshme greke, ku Shqipëria u bashkua me NATO-n pa asnjë kusht, kjo nuk do të ndodh për statusin e anëtarësimit në BE, pa përmbushur të gjitha kushtet. Në këto 5 kushte përfshihen dhe mbrojtja e si dhe marrëdhënie e mira fqinjësore”, thotë Kotzias në përgjigjen e tij, përcjell “Panorama”.
E gjithë kjo valë tensionesh mes Shqipërisë dhe Greqisë nisi pak muaj më parë pas prishjes së disa objekteve në Himarë, që sipas Athinës zyrtare dhe faktorëve të brendshëm politikë në vendin tonë, ishin selektive me qëllim goditjen e minoritetit grek.