02:46 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Irani kërcënon SHBA-në për ndryshimin e paktit bërthamor

23:55 | 06/12/2016
në Bota, Politikë, Te Gjitha
0
Irani kërcënon SHBA-në për ndryshimin e paktit bërthamor

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka deklaruar se nuk do ta lejojë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shfuqizojë marrëveshjen globale bërthamore.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka deklaruar se do të anulonte paktin e Iranit me fuqitë e tjera botërore, sipas së cilës Teherani bie dakord të kufizojë programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve. Madje e ka cilësuar atë si “marrëveshjen më të keqe të negociuar ndonjëherë”.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Teheranit, presidenti Rouhan u shpreh: “Trump dëshiron të bëjë shumë gjëra, por asnjë prej veprimeve të tij nuk do të na prekë neve”.

“Vërtet mendoni se ai mundet ta anulojë Planin gjithëpërfshirës të veprimeve të përbashkëta të marrëveshjes bërthamore (JCPOA)? Mendoni se ne dhe kombi ynë do ta lejojnë atë të bëjë diçka të tillë?!”, ka vijuar më tej ai.
Fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian.

Përpara largimit të tij nga posti i presidentit, Barack Obama pritet të miratojë legjislacionin që zgjeron Aktin e Sanksioneve ndaj Iranit (ISA) për 10 vite, gjë që ia bën më të lehtë Uashingtonit të rivendosë sanksione nëse Teherani shkel marrëveshjen bërthamore.

“Nuk ka asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara janë armiku ynë. Nëse Obama nënshkruan ‘ISA’-n, por përdor edhe të drejtat për ndaluar implementimin e tij, kjo gjë do të shkelte sërish marrëveshjen bërthamore, ndaj dhe ne do të reagojmë.”, ka shtuar më tej presidenti Iranian.

Të mërkurën e 7 dhjetorit, Rouhan do të marrë pjesë në takimin e një komisioni ekspertësh, për të vendosur mbi reagimin e Iranit ndaj asaj që ai e quajti si “shkelje” nga ana e amerikanëve.

usa-iran-2

Etiketa: irani kercenonpakt berthamor
Pas

Greqia parlajmëron “veton” ndaj Shqipërisë, Kotzias: Nuk përsërisim gabimet e së shkuarës

Para

Tërmeti 6.5 ballë godet Indonezinë, të paktën 25 viktima

Para
Tërmeti 6.5 ballë godet Indonezinë, të paktën 25 viktima

Tërmeti 6.5 ballë godet Indonezinë, të paktën 25 viktima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.