03:35 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon babai i Marsela Toshit: Vajza ime është fajtore, e kam bërë hasha

08:16 | 07/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0
Masakra në Korçë, si nisi historia e autorit dhe 24-vjeçares. Naumi i doli zot

Dy ditë pas krimit të rëndë që tronditi jo vetëm qytetin e Korçës, por të gjithë Shqipërinë, ka reaguar babai i 24-vjeçares, Marsela Toshi. Astrit Behari akuzon të bijën si shkaktaren e krimit të 3-fishtë që kreu bashkëshorti i saj, Naum Toshi.

65-vjeçari nga fshati Kraps i Fierit ka deklaruar së fundmi për “GSH” se e ka bërë hasha të bijën dhe nuk do ta shikojë me sy sa të jetë gjallë. Ai udhëtoi ditën e djeshme bashkë me të birin në drejtim të Korçës, për t’iu bashkuar ceremonisë mortore ku nëna e fëmijëve nuk u lejua të ishte e pranishme.

Ka qenë vetë ai i dhe i biri që kanë kërkuar që Marsela të mos merrte pjesë në varrim, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme midis dy familjeve krushqi. Mes dhimbjes, ai shprehet se nuk mund ta falë të bijën, por as Naumin për krimin e llahtarshëm që ka kryer.

“Pashë gjithçka në televizor. U tmerrova kur dëgjova se çfarë u kishte ndodhur dy nipërve të mi. Më dridhej zemra çdo sekondë, sa herë thoshin se dy djemtë e vajzës sime ishin mbytur me tel teksa ishin në gjumë (qan). Nuk ka gjë më të rëndë për një prind se kjo që ndodhi. Vajza ime dhe dhëndri le të merrnin rrugët. Të bënin çfarë të donin me jetën e tyre, por me fëmijët çfarë patën?”, është shprehur ndër të tjera Behari.

61-vjeçari ka treguar se mes dy partnerëve kishte vetëm grindje, tension që ua kishin përcjellë edhe familjarëve të tyre. “U nda nga burri i parë, sepse grindej edhe me atë dhe nuk shkonin me njëri-tjetrin. Edhe me burrin e dytë, e njëjta histori. Vajza ime është fajtore, sepse nuk e dëgjonte bashkëshortin. Nëse donte liri, ime bijë të mos martohej. Këtë ia kam thënë me qindra herë.”, ka vijuar më tej, gjyshi i dy djemve të mitur që u vranë nga babai i tyre, Naum Toshi.

Etiketa: babaikrim ne familjemarsela toshireagim
Pas

Vrasja e Enton Nikës në Linzë, Apeli pushon çështjet për tre të akuzuarit

Para

Fjalimi i fundit për sigurinë dhe meraku i Obamës

Para
Fjalimi i fundit për sigurinë dhe meraku i Obamës

Fjalimi i fundit për sigurinë dhe meraku i Obamës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.