Pak kohë më parë është përfolur shumë rreth një rikthimi të mundshëm të moderatorit Adi Krasta në televizionin Top Chanel. Gjithçka tashmë është bërë zyrtare.
Ky rikthim i Adi Krastës, është konfirmuar nëpërmjet një videoje të publikuar. Bëhet fjalë për promon e programit ‘E Diell’. ‘’Do kthehem me dy programe që i kam shumë përzemër’’,dëgjohet të thotë Krasta dhe më pas vijon: ‘’E rëndësishme është të rikthehet publiku interesant’’.
‘’Do jetë përgjithmonë ‘’E Diell’’ përfundon ai. Mendohet se për rikthimin e tij është impenjuar personalisht Vjollca Hoxha.