“Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës e cila në qendër të saj ka Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Dy yjet e futbollit botëror vazhdojnë të jenë në garë për rekordet në fushën e lojës.
Sulmuesi argjentinas kishte mundësi të barazonte rekordin e portugezit në Champions League por nuk ja arriti.
Ronaldo regjistron plot 11 gola të shënuar në fazën e grupeve, ndërsa Messi një më pak se 31-vjeçari.