Për të 90 herë, prestigjoza “Time” ka shpallur personazhin botëror të vitit që për mirë ose për keq ka ndikuar në ngjarjet e vitit në përfundim. Për vitin 2016, revista ka shpallur manjatin Donald Trump që më 8 nëntor u shpall president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është e vështirë të masësh shkallën e çrregullimit, konfuzionit që ai shkakton.”, shkruan “Time” që i ka kushtuar një artikull të gjatë presidentit të SHBA-ve.
Në vend të dytë, menjëherë pas Trump, renditet kandidatja demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton që ndiqet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, këngëtarja Beyonce, etj.
Një vit më parë, këtë titull e mbajti kancelarja gjermane, Angela Merkel.