Klubi i Milanit vazhdon të mbetet i pashitur. Mediat italiane kishin raportuar që këtë muaj do të finalizohej shitja e ekipit kuqezi por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shtypi anglez, përkatësisht “Goal.com” shkruan se kompania e pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, “Finivest” dhe investitorët kinezë, “Sino-Europe Sports” kanë vendosur të shtyjnë datën e shitjes.
Milan do të kalojë me 3 mars të 2017-ës në duart e kinezëve.