Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka zhvilluar ditën e sotme aksion për prishjen e disa objekteve pa leje në ambjentet e Universitetit Bujqësorë të Tiranës. Ndër objektet e prishura janë edhe sisa lokale të cilët frekuentoheshin nga studentët e Universitetit Bujqësor. Atyre do iu duhet të gjejnë hapësira të tjera për të shpenzuar orët e gjata që kanë pushim ndërmjet leksioneve.
Në këtë aksion ka qenë i pranishëm edhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Janë rreth shtatë objekte pa leje të cilat do të prishen. Në këtë aksion të IKMT-së u vunë re edhe forca të shumta policie dhe ndërhyrjes së shpejtë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.