Dy shokë, banorë të qytetit të Pogradecit, janë larguar nga banesat e tyre pa dijeninë e prindërve. Këta të fundit e ka denoncuar rastin në policinë e qytetit liqenor, e cila nisi menjëherë punën për gjetjen e tyre.
Sipas informacioneve më të fundit të portalit Shuplaka.com nga policia e Pogradecit, dy shokët dyshohet se janë në Elbasan me qëllim lypjen.
Policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e tyre pranë familjeve.