16:21 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Merkato, Llullaku: Kam marrë shumë oferta, por preferoj kampionatin italian

16:59 | 07/12/2016
në Sport
0
Merkato, Llullaku: Kam marrë shumë oferta, por preferoj kampionatin italian

Azdren Llullaku pritet të jetë një ndër lojtarët kuqezi më të kërkuar në merkaton e janarit. Sulmuesi kosovar aktualisht luan në kampionatin rumun me Gaz Metan, por nuk i përjashton mundësitë e largimit.

Në një prononcim për SuperSport, 28-vjeçari tregoi ofertat e marra nga ekipe të mëdha në Europë por dëshira e tij mbetet Italia.

“Kam kontratë deri në verën e ardhshme, por aty ekziston edhe një klauzolë, që nëse vijnë oferta të kënaqshme mund të largohem prej muajit dhjetor. Ka pasur interes, nga ekipe nga Rusia, por diçka po lëviz edhe nga Italia, apo edhe nga Ligat më të mëdha në Europë.

Dëshira ime është që të kem mundësi të luaj në Itali, aty ku jam rritur dhe ku jeton familja ime, megjithatë për momentin ende nuk ka diçka konkrete”, tha Llullaku për “SuperSport”.

Ndër të tjera kosovari foli dhe për aktivizmin e tij në Kombëtaren Shqiptare, ku tashmë është rikthyer nga De Biazi në ndeshjet e fundit të luajtura në kuadër të fazës në grupe për “Rusi 2018”.

“Dëshira ime më e madhe është të ndihmoj Kombëtaren me gola. Ndeshja me Izraelin ishte e çuditshme, sepse mbetëm në inferioritet pas vetëm 15 minutave, ndërsa u ndëshkuam edhe me penallti. Por, shpresoj që në ndeshjet që do të vijnë do të na ndryshoj fati, ndërsa unë ta ndihmoj Shqipërinë me gola.

Normale që pozicionimi në vendin e dytë në grup duket i vështirë, megjithatë i vështirë ishte edhe kualifikimi i Shqipërisë në Europian dhe ekipi ia doli. Kombëtarja ka kaluar shumë gjëra të vështira dhe në fund ia ka arritur aty ku e ka vendin. Unë kam shpresa deri në fund, për aq kohë sa matematika na e lejon që të pretendojmë për tu klasifikuar pse jo edhe në vendin e dytë ose të tretë”- përfundoi Llullaku.

Etiketa: azdren llullakugaz metanitaliofertarumanirusi
Pas

MBRËMË NUK E NDEZA TELEVIZORIN

Para

Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Para
Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.