Ish-kryeministri dhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar për ndjekësit e tij në Facebook pasionet e tij më të mëdhaja.
Sipas postimit të Berishës, aplikacioni fitbit kishte komunikuar se ai kishte përshkruar deri më tani një distancë prej 1184 km, e barabartë me gjatësinë e Italisë dhe që sipas tij, kërkon 10 mijë hapa në ditë.
“Të dashur miq, ecja është pasioni i jetës sime. Sot fitbit certifikoi që kam përshkruar me ecje një distancë prej 1184 km të barabartë me gjatësinë e Italisë. Nuk i rezistova dot tundimit për ta ndarë këtë lajm me ju edhe me ftesën follow me (më ndiqni), duke ju siguruar se nuk kërkon gjë tjetër veçse pak disiplinë për të bërë 10 mijë hapa në ditë, e dobishme kjo për çdo njeri! Sb”, shkruan Berisha.