“Kënga Magjike 2016”startoi në mënyrën më të bukur të mundshme, me dy prezantuesit e saj Ardit Gjebrea dhe Elia Zaharia, të cilët kënduan këngën fituese të vitit të kaluar.
Ata kanë interpretuar këngën fituese të edicionit të shkuar, “Akoma Jo”, të Aurela Gaçes, duke krijuar një super atmosferë në Pallatin e Kongreseve.
Këngëtarja vlonjate nuk mundi të ishte e pranishme pasi sot solli në jetë vajzën e saj të dytë.