Nuk kanë fund “bëmat” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pasi postoi “rekordin” e tij në ecje, një tjetër lajm sensacional lidhet me ish kruen e Partisë Demokratike.
Një shtetas që jeton në Zvicër, nuk dihet shqiptar apo jo, ka nxjerrë për shitje në faqen online e-Bay firmën e Berishës.
Në fakt bëhet fjalë për një foto të Sali Berishës me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de hoop Scheffer në Bruksel, foto e kryer në Bruksel dhe që mban sipër firmën e “doktorit” të politikës shqiptare.
Për këtë firmë ai kërkon 80$.