Parlamenti grek pritet të miratojë këtë fundjavë paketën e re të masave shtrënguese, me kërkesë të kreditorëve. Por kjo ka ngjallur pakënaqësi në vend. Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, pasi zyrëtarë , marinsa, nënpunës banksh dhe punonjës të tjerë kanë kundërshtuar këto masa.
Kjo grevë ka përfshirë edhe gazetarët e shtypit të shkruar, ku në kiostat e qyteteve mungojnë gazetat për ditën e sotme. Mjekët e spitaleve shtetërore dhe punonjësit e trannsportit hekurudhor i janë përfshirë kësaj greve. Sindikata kryesore e sektorit privat, GSEE ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet njëherë e përgjithmonë ndaj masave shtënguese repressive, varfërisë dhe skamjes që vihen nga na e kreditorëve, BE- FMN.