04:20 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si i shpëtoi policisë Klement Balili, ”Escobari” i Ballkanit u sinjalizua në kohë

15:53 | 08/12/2016
në Flash, Kryesore
0
Si i shpëtoi policisë Klement Balili, ”Escobari” i Ballkanit u sinjalizua në kohë

”Escobari i Ballkanit” është tentuar të kapej në Sarandë. Policia e Shtetit ka tentuar të vërë në pranga Klement Balilin, dosja e të cilit ka mbërritur në Prokurorinë Shqiptare nga autoritetet greke, por pa mundur ta finalizojë me sukses operacionin.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale, se në fund të muajit tetor, një operacion i zhvilluar për kapjen e tij, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Uniformat blu kishin marrë informacion se një mbrëmje Balili do të kalonte me një automjet në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës.

Për kapjen e tij, është nisur nga Tirana një grup i forcave të posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke shmangur përfshirjen e policisë lokale për shkak të frikës së dekonspirimit të operacionit.

Megjithatë pas ndjekjes dhe ndalimit, brenda  automjetit të dyshuar, forcat operacionale nuk kanë gjetur Klemend Balilin, por vetëm 2 persona të afërm të tij. Sipas burimeve, informacioni për lëvizjen e Balilit në këtë aks, rreth 6 javë më parë ka qenë tepër i saktë, por dështimi i ndalimit të tij ka hedhur dyshime për dekonspirim të operacionit pasi ai mund të jetë vënë në dijeni.

Megjithatë për Balilin, dosja e të cilit është 10 mijë faqe, ka informacion se ka tentuar edhe një herë tjetër të kalonte kufirin maqedonas në pikën kufitare të Tushemishtit.

”Vizion+” raporton se në dosje prokurorët grekë kanë shkruar se të dielën e 16 tetorit 2016, 46-vjeçari ka kaluar drejt shtetit maqedonas nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit, me kartë identiteti të ndryshuar, ndërkohë që është kthyer po atë ditë në mbrëmje në vendlindje.

Balili drejt shtetit maqedonas ka udhëtuar  me autobusin e linjës, duke mos tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve kufitare.

Prej 6 muajsh, Balili është shpallur në kërkim dhe  akuzohet se trafikonte tonelata drogë drejt Bashkimit Europian për këtë arsye ka edhe një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij, nga Interpoli.

 

Etiketa: baliliklement Balilishpeton policise
Pas

Duka flet për Europianin, trukimet dhe Skënderbeun

Para

Rushel, i mbijetuari i Çapekoenses fillon të ecë (VIDEO)

Para
I mbijetuari i Çapakoeneses, flet babai i tij: Ja fjalët e para që tha Roussel

Rushel, i mbijetuari i Çapekoenses fillon të ecë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.