Nga SWP-Berlin –
Që në fillim të viteve 1990, Turqia ka bërë një rrugë të gjatë për t’u ringritur në Ballkan. Fundi i Luftës së Ftohtë transformoi strategjitë e politikës së jashtme turke, të cilat kishin për qëllim sigurimin e ndikimit më të madh politik në Ballkan.
Mungesa e politikave koherente nga Bashkimi Evropian dhe mungesa e qëllimeve të qarta për vendet e ish-Jugosllavisë hapi mundësi të reja për Turqinë.
Duke përdorur të ashtuquajturën fuqinë e saj të butë, Turqia ka krijuar një rrjet efikas të institucioneve në të gjithë rajonin, fokusuar në fe, kulturë dhe histori.
Shkollat dhe universitet, lëvizja Hizmet, mbrojtësit dhe rrjetet e Fetullah Gylen kanë lulëzuar në Ballkan dhe në ditët e sotme përbëjnë një rrjet të OJQ-ve dhe qendrave fetare.
Duke përdorur një interpretim sentimental të historisë së përbashkët, Turqia ka fituar ndikim të konsiderueshëm në mesin e komuniteteve myslimane, por jo shumë në vende të tjera.
Diskursi publik i Turqisë që favorizon komunitet myslimane, ka provuar të jetë një kufizim i vet imponuar, duke i hequr të drejtën Turqisë për influencë më të madhe në rajon.
Për më tepër, një shtytje e premtuar e ekonomisë për rajonin nuk është realizuar. Rritja e fortë ekonomike që Turqia përjetoi në fillim të viteve 2000, që mundësoi më shumë angazhime në rajon, në radhë të parë, nuk e ka ndihmuar atë të tejkalojë mundësitë ekonomike që ofrohen në rajon nga BE-ja.
Zhvillimet e fundit në Turqi dhe autoritarizmi në rritje e bëjnë Turqinë një model më pak të dëshirueshëm për t’u ndjekur në të ardhmen.
Nga ana tjetër regjimi aktual i Turqisë mund të jetë tërheqës për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, të cilët lidhin me veten praktikat më anti-demokratike.
Me një perspektivë të dobët ekonomike dhe forcën e munguar të një spirance të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ekziston një nevojë e madhe për të sinkronizuar qasjet në Ballkanin Perëndimor.