05:46 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mjekët ligjorë përplasen me Policinë. Vetëvrasje apo vrasje për drogën në Shëngjergj?

07:48 | 09/12/2016
në Aktualitet
0
Mjekët ligjorë përplasen me Policinë. Vetëvrasje apo vrasje për drogën në Shëngjergj?

Autopsia e mjekësisë ligjore “përplaset” me versionin e Policisë Shkencore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me shtetasin Besnik Pudja, i cili u gjet me një plumb në kokë në Shëngjergj të Tiranës.

 I riu, i cili humbi jetën nga goditja me armë në një kapanon të përshtatur për tharjen e kanabisit në fshatin Kollagjesh të Shëngjergjit, ende nuk dihet nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë. Kjo për arsye të dyshimeve paraprake të bazuara në këqyrjen e trupit, se hyrja e plumbit ka qenë pas veshit të majtë dhe dalja ka qenë në pjesën e përparme të kokës.

Një pozicion plage ky, sipas ekspertëve, jo fort i zakontë për rastet e vetëvrasjeve. Bazuar në kontradiktat e para të ngjarjes, Prokuroria e Tiranës e regjistroi dosjen në hetim për akuzën e “vrasjes” dhe kërkoi një ekzaminim të hollësishëm mjekoligjor në lidhje me viktimën.

 Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili ka përfunduar dhe është administruar në dosjen e Prokurorisë, sipas hetuesve, lë në fuqi dyshimet për një vrasje, por pa përjashtuar as vetëvrasjen. Duke qenë se raporti i Mjekësisë Ligjore nuk ka “vulosur” një version për ngjarjen, Prokuroria pati dërguar për ekzaminime kriminale në Policinë Shkencore edhe rrobat e viktimës, pistoletën e gjetur pranë kufomës dhe mostrat e faktorëve plotësues të gjetur në duart e të riut. Policia Shkencore mësohet se ka përfunduar ekzaminimin e këtyre materialeve e provave, duke i dhënë prioritet versionit të vetëvrasjes, për faktin se viktima ka pasur faktorë plotësues të barutit në duar, çka do të thotë se ka kryer qitje me armë. 

Marrë nga ”Panorama”.

.shengjergj1

Etiketa: aktualitetdrogeVetevrasjevrasje
Pas

Iu përgjigj thirrjes për ndihmë, polici në SHBA qëllohet për vdekje gjatë shërbimit

Para

Të shohësh mes ”vrimave”, betoni që ka ”pushtuar” Skëndërbeun

Para
Të shohësh mes ”vrimave”, betoni që ka ”pushtuar” Skëndërbeun

Të shohësh mes ''vrimave'', betoni që ka ''pushtuar'' Skëndërbeun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.