06:15 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherr në komision, Ristani-Ballës: Ti je shpifës me vendim gjyqi. Balla: Berishën do e marrim me forcë

10:26 | 09/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
0
Sherr në komision, Ristani-Ballës: Ti je shpifës me vendim gjyqi. Balla: Berishën do e marrim me forcë

Në mbledhjen e komisionit parlamentar për hetimin e çështjes së CEZ kanë qënë të pranishëm deputetë të të dyja partive. Nën drejtimin e Taulant Ballës, Komisioni priste të thërriste si dëshmitar ish-kryeministrin Berisha i cili nuk ka marrë pjesë. Debati u karakterizua nga tonet shumë të larta mes Ballës dhe Ristanit, ku ky i fundit e akuzoi Kryetarin e Komisionit Balla se është dënuar nga Gjykata me shpifje. 

Sipas ligjeve që Balla citoi, në rast mos të paraqitjes së një dëshmitari të thërritur në një Komision Parlamentar, duhet të ndërhyjnë forcat e policisë që ta sjellin atë me forcë.

Sipas Ballës Berisha duhet të ishte i pranishëm në këtë komision si person që ka dijeni për ngjarjen. Sipas deputetit të PD-së Ristani Basha duhet të tërhiqet nga drejtimi i këtij komisioni. Deputetët e opozitës kanë sqaruar se ky komision synon të hetojë familjen Berisha dhe ish-kryeministri ka të drejtë të mos paraqitet pasi prania e tij është në konflikt interesi. 

”Sipas nenit16 pika katër Komisioni kërkon sjelljen me forcë nga organet e rendit të dëshmitarëve të kërkuar në Komision”, ka theksuar Balla. 

Ndërkohë Ristani u shpreh se pa u tërhequr Balla nga Komisioni, Berisha nuk do të paraqitet. 

“Gjykata e ka dhënë vendimin, ju jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Në këto kushte, kur ka shkaqet të dukshme njëanshmërie, njerëz që merren me hetime mund ti vazhdojnë ata, dhe në këtë rast ka një shkak të dukshëm njëanshmërie, për shkak të inateve personale që keni me familjarë dhe të afërm të zotit Berisha. Këtu nuk jemi për inatet personale, ato nuk i nxjerrim këtu. Duke qënë se jemi detyruar të zbatojmë ligjin, ju them se keni konflikt interesi. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet koflikti ligjor i interesit. Ne ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit, dhe po e depozitoj para jush që të mos gënjeni seancën tjetër kur të vijmë këtu. Ta shmangim këtë pengesë dhe të vazhdojmë shqyrtimin e çështjes”, u shpreh z. Ristani.

Ndërkohë që në përfundim të mbledhjes së komisionit Balla i ka lënë të mërkurën e javës tjetër si afat të fundit Berishës për t’u paraqitur me vullnet të lirë në Komision. 

Pas

Arrestohet në Dallas aktori amerikan

Para

I ftohti rus mahnit Arbana Osmanin: Vend magjik (FOTO)

Para
I ftohti rus mahnit Arbana Osmanin: Vend magjik (FOTO)

I ftohti rus mahnit Arbana Osmanin: Vend magjik (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.