Një nëne i ka rënë të fikët “live” në emision teksa e bija po shpjegonte arsyet pse e braktisi. Incidenti është shënuar gjatë emisionit “Me zemër të hapur” ku Lindita Lamaj, nënë e tre fëmjëve, ishte ftuar për të folur lidhur me zhdukjen e së bijës.
Pak ditë më parë, ajo denoncoi zhdukjen e vajzës Ermira, nënë e një fëmije 6 muajsh. Pas denoncimit, e bija ka komunikuar me gazetarët, të cilëve u ka thënë gjatë transmetimit se ndodhet në Itali dhe nuk do të kthehet tek nëna e saj. Ajo e ka akuzuar të ëmën për dhunim dhe sjellje të keqe.
Deklaratat e së bijës kanë shkaktuar tronditje tek nëna, e cila ka humbur ndjenjat për pak minuta.
“Ajo është e çmendur dhe po më degjeneron me këto që po bën. Unë jam mirë dhe jetoj mirë këtu ku jam. Ajo më braktisur duke më lënë nëpër komshinj dhe vetë bridhte rrugëve të Europës.”, është shprehur Ermira nëpër mesazhe.