04:07 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

PARLAMENTI ME KAPACITETE TË KUFIZUARA PËR TË SHQYRTUAR INTEGRIMIN EVROPIAN

14:17 | 09/12/2016
në Te Gjitha
0
PUNËTORËT-FASON TË MEDIES NË SHQIPËRI

Nga Ilir Sinanaj

Progres-Raportet e BE-së për Shqipërinë të viteve 2015 dhe 2016, shohim se Parlamenti është i kufizuar në kapacitete për sa i përket monitorimit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Gjatë raporteve të dy viteve kjo ka qenë një çështje e përsëritur nga Bashkimi Evropian. Progres-Raporti i BE-së për Shqipërinë i vitit 2016 e ka bërë të qartë që përqasja e gjithëpërfshirjes së shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë ka qenë e kufizuar. Kështu integrimi evropian i Shqipërisë është duke përparuar me ritme të ngadalta nga vetë organizimi i Parlamentit, për shkak të mungesës së veprimtarisë së tij në lidhje me këtë çështje.

“Në mars, Parlamenti miratoi një ligj të ri për rolin e vet në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian, për të mundësuar më shumë përfshirje, mbikëqyrje dhe shkëmbim informacioni. Kjo u pasua në maj me themelimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për ta bërë procesin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian më përfshirës. Kapaciteti i Parlamentit për të monitoruar zbatimin dhe përputhshmërinë e legjislacionit me ligjet e Bashkimit Evropian vazhdoi  të ishte i kufizuar. Koordinimi me degën ekzekutive duhet të rritet. Mekanizma te tjera mbikëqyrjeje, si seanca pyetje dhe përgjigjesh, vazhduan të ishin të papërdorura”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2015, për Parlamentin.

“Rregullorja e Parlamentit ende nuk pasqyron ligjin e rolit të Parlamentit ne procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, të miratuar në mars 2015. Kapaciteti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian u rrit me shtimin e një njësie mbështetëse. Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian akoma nuk e ka marrë rolin e plotë të një forumi për përfshirje dhe konsultim të gjerë mbi çështje të Bashkimit Evropian. Kapaciteti i përgjithshëm i Parlamentit për të monitoruar zbatimin dhe përputhshmërinë e legjislacionit të ri me “acquis communautaire” (baza ligjore e Bashkimit Evropian) vazhdoi të ishte e kufizuar. Pavarësisht disa përpjekjeve, koordinimi me pjesën ekzekutive duhet që të përmirësohet më tej”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016, për Parlamentin.

Ekspertët “e munguar” në Parlament

Një çështje tjetër që përsëritet në 3 progres-raportet e fundit të BE-së për Shqipërinë është mungesa e një personeli ekspert që të ndërmarrë punë kërkimore dhe analitike. Mungesa e ekspertëve ne parlament (jo deputetët por nëpunësit që merren me analizën e ligjeve) sjell edhe keqfunksionimin e tij.

“Është punuar për të përmirësuar kapacitetet administrative dhe të ekspertizës në parlament, kryesisht duke vendosur personel të ri në poste kyçe. Mjete të mjaftueshme duhet të vihen në dispozicion për të trajnuar personelin”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2014, për Parlamentin.

“Struktura organizative dhe organizative e Parlamentit dhe kapaciteti i ekspertizës duhet të përmirësohen më tej, gjë që kërkon vënien në dispozicion të fondeve të mjaftueshme për të rekrutuar dhe trajnuar personel, veçanërisht për sa i përket punës kërkimore dhe analizës”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2015, për Parlamentin.

“Kapaciteti i ekspertizës u forcua në shkurt dhe u miratua rritje buxhetore për trajnime, por kapaciteti kërkimor dhe analitik vazhdoi të ishte i kufizuar”, thuhet në fq. 8 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016, për Parlamentin.

progresraport  

progresraport2

progresraport3

Etiketa: beilir sinanajintegrimiparlamenti
Pas

73-vjeçari Mick Jagger, lideri i Rolling Stones bëhet baba për herë të tetë

Para

Banka Botërore: Vetëm 10% e familjeve shqiptare kursejnë për pleqërinë

Para
Banka Botërore: Vetëm 10% e familjeve shqiptare kursejnë për pleqërinë

Banka Botërore: Vetëm 10% e familjeve shqiptare kursejnë për pleqërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.