10:39 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Banka Botërore: Vetëm 10% e familjeve shqiptare kursejnë për pleqërinë

14:23 | 09/12/2016
në Sociale
0
Banka Botërore: Vetëm 10% e familjeve shqiptare kursejnë për pleqërinë

Të kursyerit për pleqërinë ende nuk është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Banka Botërore, e cila i referohet Global Findex të vitit 2014, në një studim të fundit të saj, vëren se vetëm 10% e familjeve në Shqipëri mendojnë për pleqërinë duke kursyer për të. Në vendet e varfëra, jo më shumë se 8% kursejnë për këtë fazë moshe.

Shqipëria renditet ndër vendet me popullsi relativisht të re, që konsiderojnë të pazakontë të kursejnë për pleqërinë. Sipas studimit, janë vendet me popullsi të plakur, ato që priren më tepër për të kursyer.

“Përqindja e të rriturve, të cilët kursejnë për moshën e vjetër është 22% në Bjellorusi, 18% në Hungari, dhe 15% në Federatën Ruse. Por në vendet me popullsi relativisht të re, kursimet për pension janë relativisht të pazakonta. Vetëm 5% e të rriturve në Republikën e Kirgistanit, dhe vetëm rreth 10% në Shqipëri dhe Turqi, kursejnë për moshën e vjetër.”, shkruan “Monitor”.

Studimi parashtron nevojën për të rritur kursimet e daljes në pension në rajon. Banka Botërore thekson se “kursimet e ulëta mund të rrisin vulnerabilitetin dhe të krijojnë një ekspozim më të lartë ndaj krizave të mundshme”.

Si pasojë e plakjes së popullsisë në rajonin e Ballanit dhe Europës Qendrore, skemat e pensioneve po shkojnë drejt rënies, ndaj BB sugjeron që politikanët në krye të qeverive të vendeve të gjejnë mënyra të reja për tu kujdesur për të moshuarit.

Mesatarja e kursimit për moshën e vjetër në rajon është vetëm 12%, shifër më e ulët se gjysma e këtij treguesi në vendet e zhvilluara.

Etiketa: kursimepensioni
Pas

PARLAMENTI ME KAPACITETE TË KUFIZUARA PËR TË SHQYRTUAR INTEGRIMIN EVROPIAN

Para

FSHF prezanton emrat e trajnerëve të rinj të Kombëtares

Para
FSHF prezanton emrat e trajnerëve të rinj të Kombëtares

FSHF prezanton emrat e trajnerëve të rinj të Kombëtares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it dhe banesave

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

“Rishikim të ligjit të arsimit të lartë”, Rama: I janë bërë vitet për t’u riparë, kanë ndodhur të reja në botën akademike

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Velipojë/81-vjeçari pëson arrest kardiak sapo hyn në det

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, policia kontrolle në 14 banesa

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme materiale

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.