Me anë të një konference për shtyp, Partia Demokratike ka denoncuar lirimin e kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Me anë të shefit të Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se lirimi i Berishës është një ngjarje e rëndë për rendin dhe sigurinë në vend.
“Lirimi i Lul Berishës, një ngjarje e rëndë. Kreu i Bandës së Durrësit ndihmoi Ramën në zgjedhje “, u shpreh Alibeaj.
Nga selia blu, Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se, po kërkon të kapë drejtësinë për ti shërbyer vetes dhe klientelës së tij.
“Edi Rama është njeriu që kërkon të vendosë nën pushtetin e tij drejtësinë, në mënyrë që ti shërbejë vetes dhe banditëve të tij”, shtoi Enkelejd Alibeaj.
I “forti” i Durrësit, Lulzim Berisha është liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
Ky është një vendim, i cili ka ardhur mejëherë pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë, për ta dënuar Berishën me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar me 25 vjet burg ndërkohë që i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.
http://faxnews.wpengine.com/gjykata-liron-nga-burgu-lulzim-berishen-vuan-nga-semundje-e-rende/