Lajm i mirë vjen nga qyteti i Pogradecit. Dy 156-vjeçarët që ishin larguar nga banesat e tyre ditë më parë dhe që sipas informacioneve të “Shuplaka”, kishin shkuar në Elbasan për të lypur, janë gjetur nga Policia dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre.
“Në vijim të informacionit datë 07.12.2016, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasve S.Sh, 15 vjeç dhe A.Sh, 15 vjeç, të dy banues në Pogradec, ju bëjmë me dije se më datë 09.12.2016, u bë e mundur gjetja e tyre. Nga deklarimet e dhëna përpara oficerëve të policisë Gjyqësore, në Komisariatin e Policisë Pogradec, këta shtetas kanë deklaruar, se janë larguar me dëshirë, nga banesat e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.
http://faxnews.wpengine.com/policia-ne-alarm-dy-te-mitur-largohen-nga-banesa-per-te-lypur-ne-elbasan/