Ka përfunduar takimi në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Skënderbeut me rezultatin 0-0. Ndeshja e parë në kuadër të javës së 15-të të Superiores nuk ka prodhuar gola, duke mbyllur 90 minutëshin me rrjeta të pa prekura. Korçarët zhvillojnë një ndeshje mjaft të mirë, ku krijojnë raste të pastra me Salihin, Latifin dhe Xhejmsin në pjesën e dytë por nuk ja dalin të finalizojnë me sukses.
45 minutat e para Skënderbeu është më e qartë dhe dominuese por jo e saktë para portës. Kjo jo për mungesë zotësie të sulmit të korçarëve por për meritë të portieri Moçka, i cili tregohet vendimtar në raste të rrezikshme për vendasit. Gardiani vlonjat i durrsakëve ka bërë dy pritje të shkëlqyera duke shpëtuar skuadrën nga pësimi i golit.
Kampionët në fuqi regjistrojnë barazimin e tretë të radhës në kampionat. Me një pikë të marrë në Durrës, skuadra e Agostinelit merr vendin e parë provizorisht më 29 pikë. Ndërsa “Djemtë e Detit” mbeten në të 8-in më 12 pikë.
Teuta – Skënderbeu 0-0
Golat: S’ka
Formacionet zyrtare
Teuta: Moçka, Hodo, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Tarik, Hila, Gripshi, Bangal, Ribaj, Magani;
Trajner: G.Magani.
Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Orelesi, Idrizaj, Vangjeli, Mustafa, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Salihi; Trajner: A.Agostineli.
Gjyqtar: L. Jemini
Rastet
01′ Starton takimi në “Niko Dovana”, topin e parë e gjuajnë lojtarët e Teutës.
05′ Latifi tenton nga distanca por kontrollon Moçka.
06′ Magani i vetëm para portës së korçarëve, por bllokhet nga Orelesi.
13′ Latifi niset i vetëm drejt portës së Moçkës, pengohet nga durrsakët dhe fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës.
14′ Latifi ekzekuton godtjen e dënimit, por topi përfundon jashtë porte.
16′ Skënderbeu provon të gjejë avantazhin me Salihin i cili gjuan brenda zonës, por ndërhyn Shkalla.
23′ Aksion i Skënderbeut, Latifi kroson nga qendra për Salihin në zonë i cili tenton të gjuajë drejt portës por ndërhyn gardiani Moçka, ndërkohë sulmuesi shkodran rrëzohet në fushë.
26′ Nuk ndalen dyshja Latifi – Salihi. Kosovari kroson nga e majta për Salihin brenda zonës, i cili godet drejt portës por pret Moçka.
30′ Moçka shpëton edhe njëherë portën. Skënderbeu luan mirë dhe po i afrohet golit.
36′ Latifi kroson për Salihin pranë portës i cili tenton të gjuajë me kokë, Moçka del para dhe tenton të grushtojë topin por përplaset me sulmuesin shkodran i cili rrëzohetnë zonë. Topi largohet nga lojtarët durrsakë.
38′ Salihi provon një roveshatë por e pamundur të gjejë portën.
40′ Kros për Gripshin drej zonës por del portieri Shehi.
45′ Skënderbeu krijon shumë raste por nuk arrin te goli.
Mbyllet pjesa e parë
Starton pjesa e dytë
47′ Salihi provon nga e majta, gjuan fuqishëm drejt portës por pret Moçka.
53′ Skënderbeu luan më mirë, krijon aksione por nuk ja del të finalizojë pasi mbyllin mirë vendasit.
60′ Teuta luan në gjysmëfushën e korçarëve pak minuta, kontrollon topin dhe tenton të depërtojë në zonë por largojnë miqtë.
64′ Skënderbeu has vështërsi në pjesën e dytë, nuk po arrin të krijojë aksione, pasi vendasit janë vendosur mjaft mirë në gjysmëfushë duke mbrojtur zonën e Moçkës.
66′ Korçarët kanë një shans të artë të marrin avantazhin me Xhejms, i cili brenda zonës gjuan drejt portës por largon Moçka.
74′ Skënderbeu qarkullon, tenton të depërtojë në zonën e Moçkës por largojnë vendasit. Të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të kundërsulmuar.
77′ Agostineli fut në lojë 19-vjeçarin Zeka, të cilin e zëvendëson me Gavazajn.
78′ Goditje dënimi për Skënderbeun, e ekzekuton Zeka, por topi përfundon në duart e Moçkës.
83′ Mundësi e shkëlqyer për korçarët. Latifi gjuan nga e majta, por largon Shkalla me kokë.
Luhen minutat e fundit të takimit por rezultati mbetet në shifrat e bardha 0-0.
Akordohen dy minuta shtesë
90’+2′ Një mundësi e shkëlqyer në sekondat e fundit për Skënderbeun. Xhejms humbet një rast të artë.
Mbyllet takimi në shifrat 0-0.
Salihi pretendon për penallti
Rasti i humbur nga Artur Magani