12:00 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj grave, apeli i nënkryetarit të KMSH-së: S’është besimtar i mirë ai që nuk sillet mirë me bashkëshorten (VIDEO)

18:23 | 09/12/2016
në Aktualitet, Sociale
0
Dhuna ndaj grave, apeli i nënkryetarit të KMSH-së: S’është besimtar i mirë ai që nuk sillet mirë me bashkëshorten (VIDEO)

Ngjarjet e ditëve të fundit, kryesisht ajo e Fierit ku bashkëshorti hodhi bashkëshorten nga dritarja, apo ai i Korçës ku i ati mbyti dy fëmijët e më pas edhe veten kanë bërë që edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të hedhë sytë nga ky fenomen, që po kthehet në problem serioz për shoqërinë shqiptare.

Këtë të premte, gjatë ligjëratës së zakonshme në xhaminë qëndrore të Tiranës,  “Et’hem Beu”, nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga ligjëroi mbi këtë problematikë duke sjellë në vëmendje problemin e dhunës ndaj femrave.

“Çdo kujt duhet ti interesojë zgjidhja e problemeve të shoqërisë së tij. Po të shohim kemi me qindra femra të keqtrajtuar, të vrara, të torturuara. Kjo nuk i ka hije shoqërisë shqiptare por nuk i ka hije njeriut si qënie e lartë. Nuk është besimtar i mirë ai i cili nuk sillet mirë me bashkëshorten e tij, nuk është besimtar i mirë ai i cili i flet rëndë bashkëshortes së tij”, vijoi ai.

“Feja na kujton se bashkëshortja është amanet dhe edukimi i femrave sipas profetit Muhamed bëhet shkak për fitimin e xhenetit (parajsës)”, u shpreh numri dy i KMSH-së.

Sipas Agës, femra luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe ajo meriton një respekt të jashtëzakonshëm.

“Nëse janë 2000 femra nën mbrojtjen e policisë shumë të tjera nuk shprehen dhe janë preh e këtyre keqtrajtimeve. Profeti Muhamed ishte një bashkëshort i mirë, e ndihmonte në punët e shtëpisë, i buzëqeshte, e pyeste ccfarë I pëlqente, gatuanin bashkë, hanin bashke, ecnin bashke. Dhe shembulli më i mirë për besimtarët është Profeti ynë i dashur. Duke u bazuar në shembujt e Profetit Muhamed çdo besimtarë duhet të kthehet në një shembull vital se si duhet të jetë një bashkëshort dhe familjarë sipas Islamit.Duke parë këto shifra alarmante duhet të mbajmë shumë hytbe (ligjërata) për dashurinë, respektin dhe sjelljen ndaj bashkëshortes”, u shpreh nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga.

Ja ligjërata e tij e plotë:

Etiketa: dhunagazmend agagratekmshvideo
Pas

Poni prezanton për herë të parë të birin (FOTO)

Para

Nishani pret kryeministren e Polonisë: Integrimi në BE, objektimi ynë strategjik dhe më madhor

Para
Nishani pret kryeministren e Polonisë: Integrimi në BE, objektimi ynë strategjik dhe më madhor

Nishani pret kryeministren e Polonisë: Integrimi në BE, objektimi ynë strategjik dhe më madhor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.