Partizani së shpejti do të bëhet me shtwëpi të re. Të kuqtë do të kenë një kompleks të madh që do të ketë akademi, fusha stërvitore, hotelin e klubit dhe ambjente të tjera.
Punimet në kompleks janë shoqëruar me luhatje, pasi në periudha të veçanta ritmi ka qenë i ulët. Puna e pandërprerë me tre turne dhe gjithë kapaciteti është përqendruar te ndërtimi i stadiumit të ri.
Për momentin ka mbaruar bazamenti i fushës, ku janë shtruar edhe disa shtresa me materiale të ngurta, si çakëll dhe zhavorr. Por, një cep i fushës mbetet i papërfunduar, pasi më parë pritet të shkulet nga thellësia e tokës një depozitë e madhe.
Stadiumi do të jetë gati në pranverën e 2017-ës.