Tre makina përfshihen në një aksident në zonën e Valle Martella në Itali ku tre persona mbeten të plagosur, por një detaj shpëton pa u vënë re nga forcat policore.
Të tre drejtuesit e mjeteve që mbetën të plagosur, dy italianët 41 dhe 54 vjeç dhe një shqiptar 34 vjeç, u transportuan menjëherë me ambulancë për në spital, por gjatë transportimit mjekët kanë konstatuar se shqiptari kishte plumba në trup.
Nuk dihet nëse shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shqiptarit 34-vjeçar, të cilin e kanë qëlluar në ecje e sipër. Megjithatë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.