Burime të brendshme të drejtorisë së ISSH –së bëjnë me dije për “Shuplaka’” se personi në videon e shfaqur ditën e sotme, që komunikon me fjalë ofenduese dhe jashtë etikës me një prej qytetareve që prisnin në rradhë, sapo është shkarkuar nga detyra.
Një video me përmbajtje skandaloze është denoncuar nga një qytetare. Skandali qëndron në fakttin se si një punonjës i zyrës së Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, i drejtohet një qytetareje ne moshë.
“Fol mirë me mua, unë jam ai që s’ta mbush mendjen, të çan b*** dërr dërr dërr, si s’të vjen zor, ik e dreq, më tregon çunin mua, më plasi t*** mua kë ke çun …”, janë disa nga fjalët që punonjësi i thotë zonjës në fjalë.
Ja denoncimi i plotë:
“Pershendetje. Jam nje qytetare qe sot paradite doja te merrja nje sherbim ne zyrat e sig. shoqerore te Tiranes. Por u perballem me nje sjellje skandaloze te nje punonjesi sherbime te kesaj zyre. Kjo eshte vetem nje pjese e asaj ngjarjeje sa pata mundesi te filmoj. Por ju siguroj qe fjalori i perdorur perpara ishte edhe me banal. Na quante zhaba e zhapinj, ju liroj nenat etj. Eshte vertete e trishte, sepse ne s’kerkojme te bejne asgje me shume sesa paguhen nga ne, per te bere. Por kjo eshte e turpshme. Te trajtohesh si lecke, nga dikush qe merr rrogen prej teje. E turpshme! Po ju nis videon”, shkruan zonja në denoncimin e saj.
Ndërkohë që gjuha e përdorur nga i riu nuk është aspak etike.