72-vjeçari Andrea Toshi, babai i autorit të krimit të 3-fishtë në Korçë, shprehet se nuk është i biri autori i krimit të rëndë. Ai dhe familjarë të tjerë dyshojnë se nusja Marsela Toshi në bashkëpunim me të tjerë persona, janë ata që i morrën “tri dritat e syve”.
Vetëm pak ditë masakrës, ai ka rrëfyer për “GSH” momentin e parë kur lexoi letrën e më pas u ngjtt në dhomë ku gjet dy fëmijët e mbytur (të varur me tel) dhe të birin pa jetë. I moshuari rrëfen se i biri, Nuni i tij, ishte më i veçanti nga të gjashtë fëmijët, që kujdesej për djemtë, ndaj dyshon në autorësinë e krimit.
“Nëse djali im e ka bërë vërtetë krimin, shkak është bërë gruaja e tij që i shkatërroi jetën. Por, unë nuk besoj kurrë që e ka bërë Naumi krimin makabër, pasi e njihja djalin tim. Ai jepte jetën për dy djemtë e tij, kujdesej gjatë gjithë ditës për ta. I çonte në shkollë dhe kopsht, i ushqente dhe i lante. Nëse doni shkoni pyesni edhe në shkollë se si kujdesej ai për fëmijët. Fqinjët atë natë kanë parë Marselën që ka hyrë në shtëpi dhe më as ka dalë jashtë, ndërsa e prisnin disa persona me makinë të zezë. Duke e njohur atë lloj femre, që nuk ndjente dhembshuri për fëmijët e saj, jam i sigurt dhe i bindur se ajo në bashkëpunim me persona të tjerë e ka kryer krimin. E përsëris, im bir kurrë nuk do e bënte atë makabritet.”, shprehet 72-vjeçari Toshi.
Ai kërkon nga policia që të zbardhë ngjarjen, në të kundër do të veprojnë vetë familjarët duke kryer vetëgjyqësi. I moshuari kërkon përgjigje nga policia, që sipas tij nuk ka hetuar siç duhet, nuk u ngjit në tavan të verifikonte shenjat e gishtave në telin ku u var i biri: “Policia pse nuk u ngjit në tavan të shikonte se si ishte lidhur teli ku u var djali im dhe të verifikonte shenjat e gishtave? Unë jam i helmuar nga dhimbja dhe dikush duhet të më japë përgjigje. Më ikën tri dritat e syve dhe nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi.”