19:33 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majko me brenga këtë të shtunë, një mesazh për Vettingun dhe një foto me derra

11:12 | 10/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
Majko me brenga këtë të shtunë, një mesazh për Vettingun dhe një foto me derra

Pandeli Majko gjithë brenga këtë të shtunë dhe një mesazh për të gjithë ata që ai i quan ”Pons Pilatë”. Ish-kryeministri e shoqëron mesazhin e tij me një foto me derra, të cilët kundrojnë një derrkuc të vogël të servirur në pjatë. Po ç’ka dashur të tregojë me këtë mesazh Majko?

”Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpjeguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!” Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.”, e nis shpjegimin e tij Majko.

Majko flet sot për Vettingun, gjykatën kushtetuese, zgjedhjet.

REAGIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.  Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Drejtësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpejgimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Pons Pilatë! Sigurisht.

Etiketa: derragjykata kushtetuesePandeli MajkoVettingu
Pas

”Lajmi mbushi mediat: RENEA, qen, mace, mij në Sarandë për kapjen e Eskobarit…Sikur punoni me metoda speciale”

Para

Përgjërohej “Alma kthehu” por pas bashkimit e rreh keq. Arrestohet Erjon Sulohoxhaj

Para
Përgjërohej “Alma kthehu” por pas bashkimit e rreh keq. Arrestohet Erjon Sulohoxhaj

Përgjërohej “Alma kthehu” por pas bashkimit e rreh keq. Arrestohet Erjon Sulohoxhaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur

“S’më duhen fotot me Trump”, Vuçiç zbut situatën nga Moska: E takova në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA po bën të mira për botën

Ministri Hasani: “Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride”

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Reagon Berisha

Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, reagon kreu i PD: Ky vendim shpërblim i madh për të gjithë demokratët që qëndruan për kauzën e drejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.