Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, me të cilën ka biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm, kryesisht të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në fjalën e tij, drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi operacionet e përbashkëta me strukturat e policive të vendeve fqinjë, të mbikëqyrura edhe nga Europoli, për të cilat ai tha se janë konsideruar si operacione të suksesshme në nivel europian.
Në fushën e bashkëpunimit mes dy organizatave policore, Çako tha se një sërë akt-marrëveshjesh dhe protokollesh me policinë greke, funksionojnë në mënyrë të qartë dhe korrekte në aspektet e luftës kundër krimit të organizuar, në aspektet e kontrollit të menaxhimit të kufijve,
Ndërsa ambasadorja greke Sourani përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy organizatave policore që e konsideroi si faktor të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve.