Cekja në spital, teksa shumë e vizitojnë. Një video e fundit hedhur nga Ermal Mamaqi tregon humoristin me serum, teksa tenton të përgjigjet.
”Kush është, kush ee…”, dëgjohet të thotë Cekja.
Ermal Mamaqi dhe Muharrem Hoxha i qëndrojnë te koka. Por mos u shqetësoni. Cekja është mirë e bukur. Thjesht humoristët janë duke përgatitur disa xhirime për vitin e ri në TV Klan.
”Xing Xing me 2017. 31 dhjetor. TV Klan.”, shkruan Mamaqi, i cili do mbledhë shumë aktorë të humorit për natën e ndërrimit të viteve duke premtuar shumë të qeshura.