Ndërtimi i murit në urën e Ibrit në Mitrovicë, vazhdon të jetë temë debati. Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale.
Harrison shprehet se ndërtimi i murit është një poshtërim dhe nëse autoritetet e Kosovës nuk e heqin, ai do të shkojë vetë ta shembë.
Postimi i plotë i Harrison:
“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë vepër e raketave RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë.
Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.
Jon Harrison ka qenë i angazhuar si pjesëtar i UÇK-së në “Brigadën 138” dhe ishte pjesëmarrës i Betejës së Koshares.
Sipas Bashimit Europian, muri i ndërtuar në urën e Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.
Ky lajm është bërë i ditur nga Maja Kocijancic, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Sipas saj, nuk do të jetë një mur por një shkallë që do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.