Mbrëmjen e sotme, një defekt ka ndërprerë shfaqjen “Opera për tri grosh” në Teatrin Kombëtar. Si shumë herë të tjera më parë Teatri edhe sot ka mbetur pa drita, këtë radhë në minutën e 25-të të shfaqjes.
Aktori Arben Derhemi i cili ndodhej në skenë në momentin kur u ndërprenë dritat, përshtati batutën e tij me situatën e krijuar duke u shprehur: “… se ikin edhe dritat”. Batuta e tij i bëri të qeshnin të gjithë të pranishmit në sallë, të cilët nuk habiten më nga ikja e dritave.
Ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur si pasojë e një defekti, i cili është rregulluar për disa minuta.
Komedia “Opera për tri grosh” e shkruar nga Vaclav Havel, është ripunim i “Operës së lypsarit” të dramaturgut anglez Xhon Geit.