Një shpërthim i fuqishëm është rregjistruar paraditen e sotme në Egjipt. Ngjarja ka ndodhur pranë një kishe dhe ka shkaktuar më shumë se 25 viktima. Sulmi që i është bërë kishës së St’Peter ka qenë në momentet ku në kishë është kryer shërbesa e të dielës.
Në momentet e shpërthimit ka pasur edhe fëmijë që dyshohet të kenë gjetur vdekjen. Egipti ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas kësaj ngjarje të rëndë.
Vetë Presidenti Abdul Fattah al-Sisi është shprehur se këto sulme tentojnë të nxisin urrejtjen mes grupeve muslimane dhe të krishtera në Egjipt, po ai ka këmbngulur se ata nuk do të arrijnë t’ia dalin dhe se Egjipti do të dalë më i fortë pas këtyre sulmeve.