Revista “Financial Times” ka publikuar listën e femrave me më shumë ndikim në botë.
Në vendin e parë renditet Kryeministrja britanike Theresa May e ndjekur nga Hillary Clinton, ish- Presidentja braziliane Dilma Roussef, Jo Cox, parlamentarja laburiste e vrarë nga një ekstremist i djathtë, ditët e fundit para referendumit britanik për Brexit.
Mirënjohja për “personin e vitit” shkon për një grua franko-marokene, praktikanten myslimane, Latifa Ibn Ziaten, nëna e një ushtari të vrarë nga një terrorist në Tulusë, në vitin 2012.
Një humbje e madhe për të, prej nga krijoi një shoqatë për të rinjtë që rriten në zonat periferike të Francës, ku gjenden më lehtë të rinjtë që bien pre e grupimeve terroriste.